Friday, 21 September 2018 | Lajme: 0

Anulohet seanca për rastin “Titanik 2″

Seanca për rastin “Titanik 2” u anulua shkaku se Fatime Fetai e dorëzoi akuzën e re, pa gjykatësit administrativ të cilët edhe pse Prokuroria Speciale i përfshiu në akuzë, Këshilli i gjykatës penale nuk ia pati pranuar, raporton SHENJA.

Gjykatësi Ognen Stavrev u lejoi avokatëve që të lexojnë akuzën së bashku me të akuzuarit Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe të tjerë.

Seanca e sotme ishte e para për këtë rast që është lidhur për manipulime zgjedhore./