Friday, 16 November 2018 | Lajme: 8

Mustafi flet për të ardhmen e tij te Arsenali

Në një intervistë të gjatë, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit ka thënë se do të përballet me kritikat, do të luaj më mirë dhe se ai do të shikon për dobësitë e tij gjatë këtij sezoni.

Shkodran Mustafi ka pranuar në një intervistë se ka qenë jo konsistent dhe jo në formë këtë sezon për Arsenalin, por ai ka insistuar se nuk e ka në plan për të shtyrë largimin e tij nga Arsenali gjatë verës.

Shkodrani është në Arsenal për sezonin e dytë, por për dallim nga i pari, ku ishte i mrekullueshëm, ai këtë vit është përballur me kritika, sidomos me mos leximin e lojës së kundërshtarit.

Ai ka bërë gabime që i kanë kushtuar Arsenalit, siç ishin ato në finalen e Carabao Kupës kundër Manchester City, por edhe në takime të Premier ligës si ato me Newcastle dhe Southampton.

Për largimin e Mustafit nga Arsenali ishin përhapur thashetheme edhe gjatë verës së 2017, ku thuhej se për të janë të interesuar Interi, por ai thotë se është mirë në Londër.

mustafi-1_1524509633-5594143

“Sezoni i im në Arsenal sivjet ka qenë pak si në tehë – më rënie dhe ngritje. Por, kohëve të fundit jam duke luajtur më mirë”.

“Jam falënderues që luaj për një klub sikurse ky. Dëshirojë të luaj këtu dhe jam shumë, shumë i lumtur këtu. Veçanërisht tani që kam filluar të adaptohem”.

Mustafi po ashtu ka thënë se ka mësuar që të bëj veshin e shurdhër për ata që shpejt e kritikojnë atë, me 26 vjeçarin i cili është i vetëdijshëm se ka lejuar që të bie në formë disa herë.

“Nuk i kushtojë shumë rëndësi kritikave derisa ato nuk janë të nevojshme. Unë jam kritik më i madh i vetvetes. Kjo ndodh sepse disa njerëz preferojnë që të flasin vetëm me negativitet. Gjithmonë kam në mend një film që luan. Mund të jenë momente nga ndeshjet e mëparshme apo sfida imagjinare me topin. Çfarëdo që janë, me ndihmojnë që të koncentrohem komplet në një ndeshje”.

Derisa ai është duke e rimarr veten, Mustafi po ashtu ka parë vlerat e tij te Arsenali edhe në ato që ka thënë Arsene Wenger për të.

Francezi, sipas tij, mbetet njëri prej fansave të tij më të mëdhenj pasi që e bleu atë nga Valencia më 2016 dhe ai e respekton punën e figurës ikonike të tij në Emirates Stadium, ku është thënë se pas largimit të tij edhe Mustafi do të largohet.

Mustafi ka thënë se Wenger pas një revolucioni vendosi që të largohet në fund të sezonit.

“Arsene Wenger ka arritur sukses të panumërta me Arsenal dhe klubi është jashtëzakonisht i kënaqur me të. 22 vjet – sot në futboll në një klub do të thotë se ju duhet të jeni shumë unik. Një kohë po përfundon”, ka thënë Mustafi.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohës atij që ai ka besuar në mua dhe dëshirën e tij që të me sjell diku. Ne dëshirojmë që ti japim një lamtumire të madh, si e meriton. Skenari më i mirë do të ishte duke e fituar një trofe”. /GazetaExpress/