Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Mësoni çmimin e biletave për koncertin e Unikkatilit

Reperi Unikkatil më datë 28 prill do të performojë në Zvicër.

Për t’i dëgjuar TBA-të interesimi si zakonisht ka qenë shumë i madh ndërsa ata që duan të jenë prezent për tu argëtuar me disa prej hiteve duhet të paguajnë bileta.

Lajmi.net merr vesh se bileta VIP do të kushtojë 118.90 franga zvicerane ndërsa një biletë e zakonshme kushton 89.90.
Unikkatil së fundmi e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull ”Ni milion rrugë” i cili ka rezultuar si shumë i suksesshëm, shkruan lajmi.net
Kujtojmë se anëtarët e këtij grupi së fundmi janë përballuar me një fatkeqësi, pas vdekjes së njërit prej themeluesve të parë të TBA, B52.