Thursday, 19 July 2018 | Lajme: 50

Opozita greke: Nuk do të ketë marrëveshje me Shkupin

Panos Kamenos thotë se nuk do të votoje, pasi që e di se nuk do të ketë marrëveshje me Shkupin, vlerësoi kryetari i partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Adonis Geogriadis, transmeton Almakos.

“Unë jam prej atyre politikanëve që qysh në fillim e kam shprehur mendimin tim se nuk do të ekzistoje asnjë marrëveshje me Shkupin dhe jemi duke humbur kohë duke luajtur lojën e Cipras. Dhe e gjithë kjo forcë e Kamenos se nuk do të votoje, është me siguri, pasi që e di se nuk do të ketë asnjë marrëveshje. Pse nuk do të ketë marrëveshje? Pasi që marrëveshja që nuk do të jetë erga omnes për të gjithë, nuk mund të kaloje në Parlamentin Grek”, deklaroi Geogriadis.