Thursday, 19 July 2018 | Lajme: 50

Mickoski: Maqedonia do të merr rekomandim pozitiv

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pret rekomandim pozitiv nga KE-ja. Ai ka sqaruar se rekomandim të tillë, Maqedonia ka marrë që nga viti 2006, përveç periudhave të krizës politike.

“Po, presim edhe ne si opozitë të kontribuojmë në atë plan që është interes shtetëror. Pritet Maqedonia të merr rekomandim pozitiv si që ka fituar vitet e kaluara- nga viti 2006 shtatë vite me radhë dhe pastaj rekomandim të kushtëzuar për shkak të krizës politike në të cilën ka hyrë shteti”, ka thënë Mickoski.