Thursday, 19 July 2018 | Lajme: 50

Sulmohet autobusi i basketbollistëve në Shkup

Autobusi i basketbollistëve të MZT Shkup dje është sulmuar nga persona të panjohur në rrugën “Vasko Karangelevski” ku është thyer një xham, transmeton Almakos.

Basketbollistët e MZT Shkup dje humbën nga Rabotnicki me rezultat 92:74 në ndeshjen ku për shkak të problemeve teknike nuk është luajtur në Shkup, por në Gostivar.

Ashtu si informuan nga MPB-ja, mbrëmë në orën 22.50 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është njoftuar se në rrugën Vasko Karangelevski nga ana e personave të panjohur është thyer një xham i autobusit Neoplan, me targa nga Shkupi, ku kanë qenë basketbollistët e MZT Shkup, ndërsa janë kthyer nga ndeshja në Gostivar.

Nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.