Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Angjushev në samitin për energjetikë në Berlin

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot dhe nesër në Berlin do të marrë pjesë në Samitin e katërt për tranzicion energjetik dhe dialog për burime ripërtëritëse në sigurinë energjetike që e organizon Qeveria gjermane.

Angjushev do të drejtohet në sesionin e sotëm të pasdites me temë “Kontributi i burimeve ripërtëritëse në sigurinë energjetike”, ndërsa është planifikuar të realizojë edhe takime me ministrat e Energjetikës të cilët marrin pjesë në samit.