Thursday, 19 July 2018 | Lajme: 50

Anëtarët e Senatit Çek për vizitë në Maqedoni

Një delegacion nga Senati i Republikës së Çekisë, i kryesuar nga nënkryetari Jiri Shestak sot është për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Shestak është paraparë të takohet me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Frosina Tashjevska-Remenski, me kryetarin e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri, hari Llokvenec dhe me kryetarin e Komisionit kuvendor për çështje evropiane, Artan Grubi.

Në kuadër të vizitës, siç kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, Shestak do të tkaohet edhe me kryetarin e komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Antonijo Milloshoski.