Tuesday, 24 April 2018 | Lajme: 32

Maqedonia pret rekomandim të pakushtëzuar nga KE

Komisioni Evropian sot pritet të rekomandoj fillim të pakushtëzuar të negociatave për Maqedoninë. Kjo thuhet në raportin për Maqedoninë, deri tek i cili ka arritur MIA. Megjithatë, burime nga Brukseli paralajmërojnë se formulimi mund të ndryshoj në moment të fundit.

Në dritën e përparimit të arritur Komisioni Evropian rekomandon që bisedimet për anëtarësim të fillojnë me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Vendimtare do të jetë mbajtja dhe thellimi i hapave të tanishëm të prioriteteve urgjente të reformave.