Friday, 21 September 2018 | Lajme: 11

LSDM pranon 15 amandamente të VMRO-së

Ministria e drejtësisë dhe grupi i punës i LSDM ka pranuar një pjesë të propozimeve të opozitës VMRO lidhur me përgjegjësinë disciplinore për gjykatësit dhe votimin në këshillin gjyqësorë.

Në bazë të kësaj marrëveshje sot në komisionin për sistem politik janë pranuar shtatë amandamente nga 14 gjithësejt për ndryshim dhe shtim të ligjit për gjykatës dhe tetë për ligjin e këshillit gjyqësorë, këto ligje në parlament do të votohen javën e ardhëshme.

Zv.ministri i drejtësisë Oliver Ristovski ka thënë se janë pranuar 4-5 përbërje nga gjithësejt ajo që është dorëzuar nga VMRO lidhur me përgjegjësinë e gjykatësve që do vendoset në ligjin për gjykata, ky ligj sipas tij do dërgohet në Komisionin e Venecias dhe është pjesë e reformave 3-6-9 dhe del nga raporti i Pribes.