Friday, 21 September 2018 | Lajme: 11

“Shes virgjërinë për të parë botën”

Një modele e re portugeze ka në plan që të shesë virgjërinë e saj në mënyrë që të grumbullojë para’ për të udhëtuar rreth e rrotull botës.

21-vjeçarja Penelope ka marrë deri tani disa oferta, që të mbledhura bashkë bëjnë rreth 250 000 euro, por shpreson që ta shesë virgjërinë për 1 milion euro.

Studentja thotë se familja e saj nuk di gjë për këtë plan dhe për këtë arsye nuk e jep emrin e saj të vërtetë.

“Vij nga një familje shumë konservatore, që nuk më linte të dilja me djem. Kisha vëllain e madh që më ruante gjatë gjithë kohës, ndërsa për vete bënte çfarë të donte. Nuk ishte e drejtë”, tregon Penelope, përcjell TCh.

21-vjeçarja thotë se ofertat që ka marrë kanë qenë të kënaqshme, por jo aq të larta sa pretendon ajo. Për këtë arsye, vendosi të nisë një ankand.

a2_1523900267-6705271a3_1523900267-6019078a1_1523900267-677686