Tuesday, 24 April 2018 | Lajme: 32

Flet themeluesi i “Vipave të Bllokut”: Enca ‘mashtruesja’ e photoshopit!

Mjaft i zhgënjyer me showbizin shqiptar është shprehur 20 vjeçari Sitiliano Kananaj, themeluesi i një prej faqeve më të mëdha në instagram vipat_e_bllokut_official_ që demaskon ndryshimet estetike të personazheve të ndryshëm të artit apo jetës publike në Shqipëri.

Duke folur në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Stiliano shpjegoi edhe qëllimin kryesor të kësaj faqeje.

“Vipat thonë vetë që më hidh foton sepse duan të rrisin klikimet dhe janë ata që përfitojnë nga faqja jonë.

Donim të nxirrnim të vërtetën e showbizit sepse ata (VIP-at) duhet ta pranojnë përderisa janë persona publikë që kanë bërë ndërhyrje. Pasi ka plot njerëz që frymëzohen prej tyre.

Për shkak të të tyre, shkojnë 13 vjeçaret që i kërkojnë mamit lekë për të bërë botox. Me këtë faqe kam njohur vërtet showbizin shqiptar, më i keqi. Edhe kolegët çojnë foto të shokëve apo kolegeve ku kanë dalë keq dhe ma dërgojnë që ta hedh atë foto”.

Enca Haxhia, “mashtruesja” më e madhe e photoshop-it

Stiliano Kananaj ka komentuar në studio edhe disa prej VIP-ave shqiptarë që sipas tij kanë bërë ndërhyrjet më të mëdha estetike apo që “gënjejnë” fansat e tyre përmes photoshop-it ku në krye, sipas tij, qëndron këngëtarja Enca Haxhia. “Enca e modifikon shumë veten, përdor shumë photoshop-in. Enca ” mashtruesja” më e madhe me photoshop./Shqiptarja.com/