Friday, 21 September 2018 | Lajme: 11

Ligjet reformuese, ja çka thonë nga VMRO, ASH dhe BESA

VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa konsiderojnë se kanë kontribuar me mbështetjen e ligjeve reformuese. Derisa nga Aleanca për Shqiptarët thotë se ka kontribuar në krijimin e shumicës së re parlamentare. “Sigurisht se kyçja e opozitës në…

VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa konsiderojnë se kanë kontribuar me mbështetjen e ligjeve reformuese. Derisa nga Aleanca për Shqiptarët thotë se ka kontribuar në krijimin e shumicës së re parlamentare.

“Sigurisht se kyçja e opozitës në përpilimin e ligjeve reformuese jep peshë më të madhe në miratimin e ligjeve reformuese që BE-ja i pret nga ne, sepse po të miratohen ato ligje pa sugjerimet tona, ato nuk do të kenë cilësi të madhe. VMRO-DPMNE jep mbështetje për këto ligje, nuk dëshirojmë që dikush të drejtojë gishtin kah ne se jemi pengesa e tyre”, deklaroi Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.

“Ne kemi qenë konstruktivë duke përkrahur paketat reformuese të ligjeve të cilat janë edhe kërkesë e Bashkimit Europian”, tha Rexhep Memedi nga Lëvizja Besa.
“Mendoj se kontributin më të madh ASh e pati në krijimin e shumicës së re parlamentare dhe në largimin e qeverisë së kaluar kriminale dhe ne për këtë nuk pendohemi. Kontributi ynë në këtë drejtim është i jashtëzakonshëm. Jemi deklaruar se do të mbështesim të gjitha ligjet reformuese në drejtësi dhe ashtu kemi bërë pavarësisht se rezultatet janë larg pritshmërive tona”, theksoi Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Deputetët opozitarë megjithatë theksojnë se raporti pritet të përmbajë edhe kritika në fushën e luftës kundër korrupsionit, implementimit të dispozitave ligjore dhe gjyqësinë.
“Sigurisht se do të kemi vërejte dhe ngecje në sistemin e gjyqësor. Qeveria e Maqedonisë ka akoma shumë punë për të bërë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe mendoj se në raportin e sivjetmë do t’i ketë  këto vërejte”, tha Rexhep Memedi nga Lëvizja Besa.

“Gjyqësia e ka të vështirë të kalojë mendësitë e qeverisë së kaluar, sepse edhe në këtë qeverisje kemi plot raste për të pasur dyshime në gjyqësinë e mirëfilltë dhe të pavarur, sepse gjyqësi me gjykatës dhe mendësi të vjetruara, është vështirë që të presim rezultate”, theksoi Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

“Qeveria duhet të punojë në implementimin e ligjeve, ndërsa të gjitha partitë, jo vetëm deklarativisht, duhet thellësisht të angazhohen për implementimin e  dispozitave ligjore në tërësi”, u shpreh Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.

Konstruktivitetin e saj opozita e dëshmoi edhe me miratimin në lexim të dytë të pakos së ligjeve për gjyqësi dhe këshillin gjyqësor të cilat parashikojnë përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe sanksionimin e gjykatësve.

“Kjo pako e ligjeve ishte pjesë e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe PRIBE-së, që vendi duhej t’i përmbush si reforma urgjente, dhe normalisht se kjo gjë duhet të kontribuojë pozitivisht në Raportin e fundit të KE-së. Ne si parti gjithsesi jemi duke i përpiluar ligjet në bashkëpunim me opozitën”, theksoi zëvendësministri i drejtësisë, Oliver Ristevski.

Ligji i ri për gjykata parashikon dënime dhe shkarkime të gjykatësve të cilët nuk do të respektojnë vendimet e gjykatës së Strasburgut për të drejtat dhe liritë e njeriut, ndërkohë që përmes një amendamenti të miratuar për Ligjin për Këshillin Gjyqësor, kryetarit të Këshillit Gjyqësor i kthehet e drejta e votës.

Sipas dinamikës, e cila po zhvillohet në punimet e trupave kuvendore, pritet që kësaj jave para deputetëve në seancë parlamentare të gjendet për votim, pakoja e ligjeve reformatore për gjykatat.

Ndërsa nga java që vjen fillojnë negociatat e grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës për Ligjin për gjykatës dhe Këshillin Gjyqësor, për të cilat pritet që palët t’i harmonizojnë qëndrimet më së voni deri në fillim të muajit qershor të këtij viti./MTV2