Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Showgirl italiane uron Romën për suksesin ndaj Barcelonës (FOTO)

Roma shkroi historinë ditën e martë duke përmbysur rezultatin me Barcelonën, për të kaluar në gjysmëfinalen e Champions League. Një arritje që u festua nga të gjithë, përfshirë edhe vet presidentin James Pallotta, i cili doli jashtë vetes, duke u larë edhe në shtarvanë madje.

Por ekipi i Romës dihet që ka një vend të veçantë edhe në zemrën e Roberta Pedrelli, e cila është një showgirl italiane tepër e suksesshme, dhe mbi të gjitha një tifoze e flaktë e ekipit të Eusebio di Francesco.

Roberta është protagoniste në emisionin “Processo dei Tifosi” si dhe në Radio Italia. Ajo ka zgjedhur mënyrën e saj për të përgëzuar verdhekuqtë për suksesin e tyre. Modelja bukuroshe përmes rrjeteve sociale ka postuar disa foto, tepër provokuese, me fanellën e Romës. Ajo ka pozuar duke treguar edhe numrin 3, aq gola sa Roma i realizoi Barcelonës, për të siguruar kualifikimin.
2-123-8
1-40 1-40