Thursday, 19 July 2018 | Lajme: 50

Digjet një lokal në Çair

Nga zjarri mbrëmë u dogj një piceri në Qendrën Tregtare “Çairçanka”, në Shkup, nuk ka të lënduar. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se zjarri është paraqitur rreth orës katër të mëngjesit nga një kalimtar rasti.

Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar ekipe të Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa piceria tërësisht është djegur. Ndërmerren masa për konfirmimin e shkaqeve për shkaktimin e zjarrit.