Thursday, 19 July 2018 | Lajme: 50

Alban Mehmeti dhe Kaltrina Selimin sjellin ritëm dhe pamje mahnitëse me duetin e tyre

Pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm që patën me realizimin e disa potpurive popullore, Alban Mehmeti dhe Kaltrina Selimi kanë dërguar më tej bashkëpunimin e tyre duke realizuar një duet.

“Dashnia jem” mban titullin kënga që bashkoi sërish dy këngëtarët e njohur.

Me plot ritëm e pamje mahnitëse duke na sjell shumë më herët verën, kjo këngë pritet të jetë hit i këtij sezoni.

Ndryshe Albani ditë më parë ishte pjesë e programit 5e5 ku mes shumë detajeve nga karriera mori një befasi të këndshme nga djali i tij Lurni, i cili pa pritur ju bashkëngjit Albanit në studio.

Më poshtë keni videoklipin e sapo publikuar “Dashnia jem”