Friday, 21 September 2018 | Lajme: 11

Vazhdon gjykimi për sulmin ndaj Selës

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentim vrasje të deputetit Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Parlamentin e Maqedonisë.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë tre dëshmitar, në mesin e të cilëve edhe deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri.

Në seancën e kaluar dëshmuan kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, ministri Damjan Mançevski dhe deputeti Aleksandar Kiracovski.