Tuesday, 24 April 2018 | Lajme: 32

Autobusët urban të pakapshëm për turistët (VIDEO)

Nxjerrja e biletës së për të udhëtuar me transport publik po shkakton problem për qytetarët.
Heqjen e mundësisë për të marrë biletë me para të gatshme në autobus, qytetarëve iu ka vështirësuar përdorimin e autobusëve publik.

Për këtë sistem të pagesës po ankohen edhe turistët, pasi pikat ku mund të blihet elektronike janë të pakta rralla nëpër qytet.
Edhe pagesa përmes celularëve nuk kryen shumë punë, pasi atë mund të bëjnë vetëm ata që janë abonues “post paide”.

Dy motrat nga Zelanda e Re, po qëndrojnë në Shkup gjatë fundjavës. Ato thonë se autobusët dy katesh janë të paparë, dhe po u japin përshtypje të Londrës. Por, shprehen se nuk e patën fatin të hipin për tu shëtitur, shkaku i biletave të udhëtimit.

“Dje kërkova të blej bileta autobusi, por më ofruan disa kartela për abonim javorë. Unë doja të marr bileta për një drejtim që të shkojmë tek Kanioni i Matkës, por ata na ofronin bileta për më shumë drejtime. Do të ishte shumë më lehtë nëse paguan me para të gatshme posa ngjitesh në autobus. Por, pa kartela nuk mund të përdoret transporti urban, madje nuk e di as ku mund të blihen ato bileta”, u shpreh Loren Bell, Turiste nga Zelanda e Re.

Ky çift nga Bjellorusia thotë se për të bërë një shëtitje në lokacionet më periferike të Shkupit duhet të përdorin taksinë, për shkak se po kanë telashe me blerjen e biletave të autobusëve.

Madje ofrohen të shikojnë edhe oraret e autobusit të destinuar për turistë “City Tour”, tek Porta Maqedonia.

“Kemi problem me gjetjen biletave sepse në autobus shoferi nuk shet bileta.
– Çfarë ju tha shoferi pra, si ja bëtë?

“Ai na tha, uluni nuk ka problem mund të udhëtoni edhe pa bileta”, tha Natalia Rushkova, Turiste nga Bjellorusia.

Turistët shprehen se kanë vështirësi edhe në gjetjen e kioskave për blerjen e tiketave të transportit urban. Përpos qendrës së Ndërmarrjes transportit publik që gjendet tek stacioni i autobusëve, nëpër qytet janë edhe dy kiosqe të tilla, ku përveç blerjes mund edhe të rimbushen kartelat abonuese.

Ata thonë se taksitë janë të shtrenjtë, kur dëgjojnë se flasim gjuhë të huaja. Andaj përderisa qëndrojnë në Shkup për të vizituar atraksionet e kryeqytetit, preferojnë të ecin në këmbë.