Tuesday, 11 December 2018 | Lajme: 35

Rrihen brutalisht dy shtetas turq në Shkup

Dy shtetas turq janë rrahur mbrëmë në afërsi të qendrës së Shkupit nga persona të panjohur.

Sipas të dhënave të MPB-së, shtetasit turq E.I , 24 vjeç dhe S.J, 26 vjeç me vendqëndrim të përkohshëm në Maqedoni kanë thënë se janë sulmuar fizikisht nga ana e personave të panjohur në afërsi të gjimnazit “J.B Tito”. Policia menjëherë ka ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit, ndërsa turqit e sulmuar janë shtrirë për shërim në Spitalin e Shkupit