Friday, 21 September 2018 | Lajme: 0

Barcelona me stadium spektakolar 105 mijë vendesh, kushton 600 milionë euro (Foto)

Barcelona po planifikon të zgjerojë stadiumin e vet, tashmë kolosal, i cili aktualisht ka 90.000 vende, për ta bërë atë një impiant të jashtëzakonshëm, me kapacitet prej rreth 105.000 vendesh, duke përmirësuar edhe zonën përreth.

Dhe klubi katalanas, i cili pritet të shpenzojë rreth 600 milionë euro për zhvillimin në fjalë, ka publikuar një sërë imazhesh, pas arritjes së një marrëveshjeje me këshillin e qytetit.

Barcelona tani ka vetëm një pengesë tjetër për të “pastruar”, para se të mund të nisë nga puna për implementimin e projektit në fjalë.

Blaugrana duhet të marrin miratimin e seancës plenare të këshillit bashkiak, këtë muaj. Pastaj do të fillojë puna, me shpresën fillestare që të mund të përfundojë deri në vitin 2021.

Zona do të bëhet pjesë e distrikteve “La Maternitat” e “Sant Ramon”. Publiku do të ketë mundësi të kalojë dhe në zona, që aktualisht janë private.

Patjetër, do të përmirësohet edhe transporti drejt impiantit, në një qytet që gjithmonë mbipopullohet nga turistët.

baa_1523624014-716383bar_1523623909-86085322_1523623806-28563721233_1523624211-60314225_1523623806-1843396bar-2_1523623921-3401842bar-3_1523623930-8402132bar-4_1523623941-7795698