Tuesday, 11 December 2018 | Lajme: 35

Sekuestrohet mbi gjysmë ton kanabis në Kavajë

Një sasi mbi gjysmë ton kanabis është sekuestruar nga policia në zonën e “Bishtit të Zhurit” në Rrogozhinë.

Gjatë aksionit nga Policia e Kavajës është bllokuar ekzaktësisht 562 kg lëndë narkotike.

Droga u sekuestrua në një automjet.

Në pranga ra 35-vjeçari me iniciale S.B. nga fshati Frakull e Madhe e Fierit.

35-vjeçari po transportonte drogën me makinë.

Ndërkohë, hetimet janë duke u zhvilluar dhe nuk bëhen me dije informacione të tjera.