Monday, 22 October 2018 | Lajme: 17

SH.B. “Shkupi”, 100 libra për Klubin e librit “Naim Frashëri”

Në kuadër të grupit letrar pran Shkollës Fillore” Naim Frashëri” -Studeniçan, Shkup këtë vit nën udhëheqjen e profesoreshës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Mimoza Mustafai –Jonuzi, është themeluar edhe Klubi i librit”Naim Frashëri”, në të cilin nxënësit e klasave të IX-ta, një hërë në muaj takohen për të diskutuar një nga kryeveprat e autorëve të mëdhenj shqipëtar.

Për ta begatuar edhe më shumë këtë aktivitet eduaktivo-arsimor, kreu i Shtëpisë Botuese “Shkupi”, Azam Dauti ka dhuruar mbi 100 tituj nga më shumë se 20 autor  të mëdhenj të letërsis dhe gjuhës shqipe.

Profesoresha Jonuzi dhe nxënësit e Klubit te librit ”Naim Frashëri” thonë se këto vepra do të kontribojnë shumë në formimin e personalitetit të  nxënësit për një të ardhme më të ngritur, më dinjitoze dhe të një niveli më të lartë të komunikimit të tyre në shoqeri.

Po ashtu prof. Jonuzi njofton se këtë aktivitet në kuadër të shkollës do ta vazhdoj edhe me gjeneratat e  ardhshme./Zhurnal/