Thursday, 21 June 2018 | Lajme: 2

Sondazh: Harta e seksit, si përjetohet orgazma në vende të ndryshme të botës

Edhe pse për të flitet pak ose thuajse aspak, orgazma është një eksperiencë eksituese, një ndjenjë pushtuese që duhet provuar. Kënaqësia seksuale është një pjesë e rëndësishme e mirëqënies emocionale dhe fizike, e cila ndikon në përmirësimin e gjumit, uljen e stresit, forcimin e sistemit imunitar etj.

Gjatë një orgazme zemra rreh më shumë, frymëmarrja dhe qarkullimi i gjakut rriten, ndërsa tensoni seksual çlirohet nëpërmjet kontaktimit të muskujve gjenitalë.

Por keni menduar ndonjëherë që ashtu sikurse çdo gjë tjetër, edhe orgazma mund të matet. Sipas sondazhit botëror të LELO-s për orgazmën, këto janë vendet ku shijohet dhe përjetohet më shumë.

Norvegjia është vendi me orgazmat më të shpeshta,të paktën një në ditë sipas 35% të të anketuarve. Nga ana tjetër Gjermania është vendi evropian ku jeta seksuale është më e vakët pasi afro r 2.54% e pjesëmarrësve  u shprehën se nuk kishin përjetuar orgazmë në jetën e tyre.  Kili, Italia dhe Spanja janë rikonfirmuar si vendet më ”caliente” në planetin Tokë: rreth 13% e të intervistuarve në fakt pretendojnë të kenë orgazma jashtëzakonisht intensive, edhe pse ndoshta jo aq të shpeshta sa ato norvegjeze.

Rreth 65% e të anketuarve brazilianë deklaruan se u pëlqen të flasin dhe rënkojnë gjatë aktit, kurse fqinjët  e tyre portugezë (42% e tyre) pohuan  se praktikojnë një heshtje të pashpjegueshme gjatë orgazmës. Kanadezët gjithashtu u shprehën se nuk ishin të familiarizuar me orgazmat, në ndryshim nga fqinjët e tyre amerikanë ku 7 në 10 të pyetur pranuar se kishin provuar 1 herë të vetme orgazmën gjatë gjithë jetës.