Wednesday, 18 July 2018 | Lajme: 50

Së shpejti kontraceptivë për meshkuj

Një tabletë kontraceptive për meshkuj është një hap tutje drejt zhvillimit.

Tableta do të përdoret çdo ditë, sikurse kontraceptivët  tek gratë, dhe ndalon tosteteronin dhe hormonet që shkaktojnë prodhimin e spermës.

Një gjë e tillë do të sillte sasinë e spermës në një nivel të ulët, që do të pamundësonte shtatzëninë.

Studiuesit që kanë administruar këtë tabletë tek disa meshkuj kane thënë se nuk ka shkaktuar dëmtime në mëlçi, diçka që kishin treguar studimet paraprake.

Përpjekjet e hulumtuesve më parë janë fokusuar në injeksione ose gjel, mirëpo ekspertët kanë thënë se meshkujt e kanë më të lehtë që të përdorin tableta.