Tuesday, 24 April 2018 | Lajme: 39

Grekët nuk duan emër me termin Maqedoni

Shumica e grekëve, ose 56, 5 për qind dëshirojnë që termi Maqedoni të mos përfshihet në emrin e shtetit.Megjithatë katër nga 10 të anketuar e konsiderojnë një zgjidhje të mundshme pa fjalën “Maqedoni”, tregojnë rezultatet e sondazhit të kryer nga agjencia Kapa Research për televizionin grek “Alfa”.

Në pyetjen se cila është dëshira e tyre për emrin, 56,5 për qind janë përgjigjur që të mos përfshihet termi maqedonio, 38,5 përqind janë për kompromis, ndërsa katër përqind dëshirojnë zgjidhje me çfarëdo emri.

 Në pyetjen se cila është një zgjidhje e mundshme për mosmarrëveshjen me emrin vërehet ndryshim mes dëshirave dhe realitetit, por edhe ndarje mes grekëve. 39, 5 përqind mendojnë se është e pamundyr që të gjendet një emër pa termin Maqedoni, ndërsa 39 për qind u përshtatet një emër I përbërë me një përcaktues gjeografik, ndërsa 13,5 për qind vlerësojnë se nuk ka zgjidhje të mundshme.Shumica e grekëve, ose 67, 5 për qind vlerësojnë se bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje duhet të vazhdojnë, ndërsa 30,5 vlerësojnë se duhet të ndërpriten.