Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Zaev në “gjah” pas këshilltarëve, paga deri në 50 mijë denarë

Qeveria e Maqedonisë ka shpallur konkurs për punësimin e gjashtë këshilltarëve të rinj, të cilët do të punojnë në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa paga do të arrijë deri 50 mijë denarë.

Gjashtë këshilltarët e rinj kërkohen në pozitën e transportit dhe lidhjeve, zhvillimin e multikulturalizmit në shoqëri, për investimet e huaja, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit etj.

Të gjithë kandidatët duhet të kenë të përfunduar arsimin e lartë, ndërsa për pozitën e këshilltarit për Marrëveshje e Ohrit duhet së paku 16 vjet përvojë pune.

Këshilltarët e rinj të Zoran Zaevit duhet të punojnë 40 orë në javë dhe të jetë në gjendje të punojnë edhe gjatë fundjavës dhe festave.

Afati për paraqitje në këtë konkurs është 5 ditë pune, që nga dita e shpalljes së konkursit, gjegjësisht deri më 28.03.2018.