Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Shkencëtari i madh, Stephen Hawking, varroset pranë Newtonit e Darwinit

Mbetjet e trupit të shkencëtarit të madh, Stephen Hawking, që vdiq ditë më parë, do të varrosen në varrezat e njëjta ku janë të varrosur edhe shkencëtarët e tjerë të njohur si Isaac Newton e Charles Darwin, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Varri i Hawking do të jetë në Westminster Abbey, një muze i shekullit të 11’të që gjendet në Londër të Britanisë së Madhe.

 Këtë e ka bërë të ditur vet prifti John Hall që ka thënë se varrimi i trupit të Hawking në këtë vend është nderimi i fundit që mund t’ia bëjë shteti një prej shkencëtarëve më të mëdhenj të kohës sonë.

Fizikanti Isaac Neëton ishte varrosur në Abbey pas vdekjes së tij më 1727, kurse biologu Darwin më 1882. Hawking vdiq në moshën 76 vjeçe në shtëpinë e tij në Britani.