Wednesday, 18 July 2018 | Lajme: 50

Aktivitete për shënimin e Ditës Botërore të Sindromit Daun

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromit Down, Komuna e Çairit sot organizon aktivitet sportiv për fëmijët me Down Sindrom, me moton #unëjamsiti.
Aktiviteti sportiv do të mbahet sot në ora 12 në Shkollën Fillore “Ismail Qemajli”.

Edhe në Kinotekën e Maqedonisë në Shkup do të shënohet 21 marsi, Dita Botërore e Sindromit Daun ku pritet të prezantohen rezultatet nga projekti “Edhe unë mund të jem balerinë”.

Vitet e kaluara kemi organizuar shumë aktivitete dhe kemi shfrytëzuar çdo mundësi për ngritjen e vetëdijes që të përfshihen sa më shumë persona me Sindromin Daun të cilët çdo ditë ballafaqohen me sfida të ndryshme. Ata meritojnë të kenë një jetë pa diskriminim”, thonë organizatorët e këtij manifestimi.