Friday, 21 September 2018 | Lajme: 11

Samiti SHBA – Kore e Veriut “është i mundur”

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se samiti midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është i mundshëm dhe se duhet të përqendrohet në ndalimin e kërcënimit bërthamor në Gadishullin Korean.

Moon planifikon të takojë udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, muajin e ardhshëm, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë po ashtu se do të takonte Kimin në fund të muajit maj.

“Samiti Kore e Veriut – SHBA do të ishte një ngjarje historike”, tha Moon.

Zyrtarët në Seul thonë se fshati kufitar Panmunxhom, ku pritet të takohen Moon dhe Kim, mund të jetë edhe vendtakim për Trumpin dhe Kimin.

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake muajin e ardhshëm, pas shtyrjes së tyre deri pas Olimpiadës Dimërore të organizuar nga Jugu.