Thursday, 21 June 2018 | Lajme: 2

Studimi befasues mbi seksin: Nuk janë meshkujt! Zbulohet sekreti i orgazmës te femrat

Nëse kishit menduar se për një seks fantastik duhet patjetër të keni një partner me aftësi të jashtëzakonshme dhe penis me përmasa të konsiderueshme, jeni gabuar. Në një studim rreth faktorëve që i bëjnë gratë të kalojnë në orgazëm, ku 2,300 gra të moshave 18-65 u pyetën për detaje intime të jetës së tyre seksuale, u zbulua se kimia e vërtetë ndodh mes grave.

Pra seksi grua-mbi-grua është në fakt më frytdhënës se ai me një mashkull. Në fakt gratë që flinin me gra kishin 32% më shumë gjasa të kalonin në orgazëm sesa ato që flenë me meshkuj. Jo dhe aq surprizuese po ta mendosh.

Gratë janë më eksperimentuese në dhomën e gjumit, ndërsa burrat nuk i kushtojnë mjaftueshëm rëndësi paralojës dhe kalojnë menjëherë në penetrim. Në fakt një grua ka nevojë për rreth 45 minuta paralojë para aktit.

Prandaj nëse doni ta bëni më pikante jetën e partneres tuaj, filloni të luani pak në krevat dhe t’i kushtoni më shumë rëndësi paralojës.