Friday, 21 September 2018 | Lajme: 11

Dorëhiqet ministri drejtësisë nga radhët e BDI (VIDEO)

Ministri i drejtësisë nga rradhët e BDI-së Bilent Saliji ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit. Ai në takimin me gazetarë theksoi se arsye e dorëheqjesë është vendimi i prokurorisë publike për rastin e Almirit të vogël, për të cilin rast, sic tha, ndjen obligim moral.

Ai në takimin me gazetarë theksoi:

Një ndër arsyet kryesore të involvimit tim politik, e sidomos në postin e ministrit të drejtësisë ishte besimi im i palëkundshëm se sistemi gjyqësor, respektivisht, jurisprudenca është shtylla kryesore e një shteti i cili synon ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe ajo që është më e rëndësishme, e barabartë për të gjitha komunitetet dhe për cdo qytetar.

Vizioni i kësaj qeverie është dhe do mbetet një shoqëri për të gjithë, e barabartë për cdo qytetar.Mu për këtë arsye, nga dita e parë në kabinetin tim, angazhimi primar i ministrisë ka qenë në drejtim të realizimit të këtij qëllimi dhe mund të themi se ecim me hapa të sigurt drejt ndërtimit të një gjyqësori me standarde evropiane. Gjatë këtyre hapave, përpiluam Strategjinë për reforma në gjyqësor, miratuam këtë strategji bashkë me Planin aksional si dhe miratuam një sërë ligjesh që janë të parapara me këtë plan.

Por, duhet te jemi të përpiktë dhe shumë të kujdesshëm, për shkak se edhe devijimet më të vogla mund të shkaktojnë pasoja të papërmisueshme. Kur u betuam në mënyrë solemne, u zotuam se para së gjithash do kthejm besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor. Besimi i qytetarëve në këtë proces është më se i rëndësishëm për ne dhe personalisht për mua si ministër i drejtësisë. Ky besim në sistemin gyqësor filloi të rikthehet pas rasteve gjyqësore Sopot dhe Monstra.

Por, në këto momente ndjej që ky besim është lëkundur në opinion por edhe tek unë me vendimin e ditëve të fundit të prokurorit publik rublikan që rikualifikoi aktakuzën në rastin e Almirit të vogël. Ky vendim kontraverz tani më u kontestua edhe nga katër prokurorët publik republikan të cilët informuan opinionin me qëndrimet e tyre. Pushteti gjyqësor është i pavarur dhe i tillë do të mbetet. Por, unë si njeriu i parë i drejtësisë në ekzekutiv për shkak të lëkundjes të këtij besimi, ndjej obligim moral të jap dorëheqje nga posti i ministrit të drejtësisë, jo si akt I dështimit e as presionit, por si akt I cili shpresoj se do të jetë senzibilizues edhe më i madh i vëmendjes së institucioneve por dhe i gjithë shoqërisë në drejtim të reformave të pakompromista në sisteimin gjyqësor.

Me këtë rast më lejoni të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi me të cilët hodhëm konturat e reformave në sistemin e drejtësisë, falenderoj kolegët ministra, subjektin politik të cilit i takoj, BDI kryetarit Ahmeti dhe kryeministrin për besimin e dhënë.