Tuesday, 24 April 2018 | Lajme: 37

Tramvaji në Shkup: Trifuni dhe Kocja e paralajmëruan – a do ta realizojë Shilegovi?

Disa vite me radhë paralajmërohet si transport alternative publik nëpër qytetet. Gjatë kohës së mandatit të Trifun Kostovskit ndërtimi i linjës së tramvajit ishte gati se punë e kryer.

Atëherë u paralajmërua se tramvaji i parë promovues do të qarkullojë prej Aerodromi deri në Qendër në maj të vitit 2009. Linja e tramvajit gjithashtu u paralajmërua edhe në kohën e Koce Trajanovskit, ideja e të cilit ishte që në rrugën ku do të qarkulloj tramvaji të mos qarkulloj autobusi. Sipas studimeve duheshte të kishte 22 kompozita tramvaji. Në periudhën e parë duheshte të ketë një linjë nga lagjet Novo Lisice dhe Gjorce Petrov.

Para disa muajsh edhe kreu actual Petre Shilegov i dëgjoi propozimet e qytetarëve se si të ulet ndotja e ajrit në Shkup. Ish funksionarë, inzhinjerë, dhe qytetarë të ndryshëm thuajse të gjithë kërkuan që përfundimisht të kemi tramvaj në Shkup, njofton Koha.

Shilegov para dy muajsh kishe takim pune me kreun e Zagrebit Bandiq, ku u morrën vesh që në muajin mars delegacion i Zagrebit të vijë në Shkup ku do të këmbehen përvoja dhe do të jepet ndihmë kompetentë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të komunikacionit në Shkup.