Friday, 21 September 2018 | Lajme: 11

Mustafa Nano braktis në mes emisionin e Arian Çanit (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme  Mustafa Nano është ftuar në “Zonë e Lirë”, ku u pyet për deklaratën mbi Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin.

Por gjatë emisionit ishte i ftuar edhe “doktori” që pretendon se shëron kancerin  dhe gjithçka tjetër!

Duket se kjo gje e ka bezdisur Nanon i cili në nisje të bisedës së “doktorit” mbi pretendimin e foles së shërimit mbi kancerin  ka vendosur të largohet duke e injoruar live gjatë emisionit.

“Nuk më itereson kjo bisedë” u shpreh Mustafa  Nono gjatë pyetjes se Arian Çanit se pse u largua.

Ruzhdi Metali nuk u tërhoq por vazhdoi të fliste mbi pretendimin se ai shëronte sëmundjen e kancerit dhe u shpreh se njerëzit do e kuptonin se kush ishte ai dhe Mustafa Nano që e injoroi.