Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 12

Mjekimet natyrale kundër gurëve të tëmthit

Gurët e tëmthit krijohen nga forcimi ose kristalizimi i kolesterolit që depozitohet në fshikëzën e tëmthit.

Gurët kanë përmasa të ndryshme.

Ato mund të jenë të vegjël sa një kokërr gruri dhe të mëdhenj sa një top pingpongu.

Shtatzania, mbipesha, diabeti, mëlçia, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja me produkte me yndyrë dhe anemia janë faktorë rreziku për gurët e tëmthit.

Shumë njerëz preken nga gurët e tëmthit dhe nuk janë në dijeni të sëmundjes.

Dhimbjet që shoqërojnë gurët e tëmthit janë shumë të forta dhe mund të zgjasin për disa orë.

Kura me Uthull Molle

Pirja e uthullës së pafiltruar të  mollës largon menjëherë dhimbjen që shkaktohet nga lëvizjet e gurëve në tëmth.

Uthulla e mollës ka aciditetin e duhur, ndaj parandalon prodhimin e kolesterolit nga mëlçia dhe si rrjedhojë formimin e gurëve.

Për më tepër, uthulla e mollës ndihmon në shkrirjen e gurëve ekzistues.

Ju nevojiten : 

  • 2 lugë çaji me uthull molle
  • 1 lugë çaji me lëng limoni
  • 1 gotë me ujë të ngrohtë

Udhëzimet

Hapi i parë- Treteni uthullën në ujë

  • Hidhni dy lugë çaji me uthull molle puro dhe të pafiltruar në një gotë me ujë të ngrohtë.
  • Pijeni lëngun sa herë që të keni dhimbje dhe ajo do të pushojë në rreth 15 minuta.

Hapi i dytë- Shtoni lëng limoni dhe pijeni çdo mëngjes

  • Shtrydhni një limon të freskët.
  • Shtoni një lugë çaji me lëng limoni në ujin me uthull.
  • Pijeni esëll në mëngjes.
  • Ju mund të kombinoni dy lugë çaji me uthull molle, një lugë çaji me lëng limoni në një gotë me lëng molle.
  • Acidi malik tek lëngu i mollës do t’i zbusë gurët e tëmthit.
  • Kura me Lëng Molle

    Kjo kurë është e dobishme në trajtimin e gurëve të formuar nga kolesteroli.

    Lëngu i freskët i mollës përmban pektinë dhe acid malik të cilat zbusin dhe largojnë gurët nga trupi.

     Pini lëng të freskët molle 4 herë në ditë.

    • Pini një gotë me lëng të freskët molle 4 herë në ditë, në mëngjes, drekë, darkë dhe përpara se të flini.
    • Ose pini një gotë me lëng të freskët molle në mëngjes dhe në darkë, duke e shoqëruar me një lugë gjelle me uthull molle.

    Këtë duhet ta bëni çdo ditë për tre ose katër muaj për të parandaluar formimin e gurëve të tjerë dhe shkrirjen e atyre ekzistues.

    Kura me Limon dhe Vaj Ulliri

    Lëngu i limonit ndalon prodhimin e kolesterolit dhe e bën atë më të tretshëm.

    Lëngu i limonit përmban pektinë dhe zbut dhimbjet. Ky lëng shpërbën depozitat e kalçiumit në fshikëzën e tëmthit dhe shkrin ato ekzistues.

    Vaji i ullirit shërben si lubrifikant dhe lehtëson largimin e gurëve nga trupi.

    Hudhra shkrin kolesterolin e akumuluar në fshikëz.

    Ju nevojiten :

    • 2 lugë gjelle me lëng limoni
    • 2 lugë gjelle me vaj ulliri
    • 1 lugë çaji me hudhër të grirë

     Udhëzimet

    Përzieni lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe hudhrën në një filxhan.

    Pijeni lëngun esëll në mëngjes çdo ditë për 40 ditë ose më shumë për shkrirjen e suksesshme të gurëve të tëmthit.

    Këshilla

    • Pini një gotë me verë të bardhë kur keni dhimbje dhe për 20 minuta ato do të largohen.
    • Fërkoni pjesën e sipërme të stomakut ose të shpinës me vaj të ngrohtë kastori.
    • Lyeni një napë me këtë vaj dhe vendoseni në zonën e dhimbjes për 2 orë.
    • Pini nga një filxhan me çaj nenexhiku në ditë për shkrirjen e gurëve dhe kundër dhimbjeve.
    • Pini çaj lulerradhiqeje dhe konsumoni shumë nga kjo barishte çdo ditë sepse i bën mirë mëlçisë.
    • Pini lëng të freskët dardhe ose konsumoni dardha dy herë në ditë për 3-4 javë për zbutjen dhe heqjen e gurëve. /AgroWeb.org/