Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 50

Teuta Arifi: Urime zyrtarizimi i ligjit për gjuhën shqipe

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka uruar gjithë shqiptarët në Maqedoni me zyrtarizimin e gjuhës shqipe që sot u votua në Parlament.

“Urime zyrtarizimi i ligjit për gjuhën shqipe🇦🇱 Një kapitull mjaftë i rëndësishëm në përpjekjen tonë për rrumbullaksimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Një hap shumë krucial për sa i takon rrugës integruese në proceset Euro-Atlantike 🇪🇺 🇺🇸 të Republikës së Maqedonisë. Urime!”, shkruan Teuta Arifi.