Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 6

Xhaferi nuk do të lejoj të përsëritet 24 dhjetori dhe 27 prilli në Kuvendin e RM-së

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot deklaroi se nuk do të lejojë të përsëritet 24 dhjetori dhe 27 prilli në Kuvendin e RM-së, pasi u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Sipas tij, detyrë kryesore e Kuvendit është të udhëheq procedurë ligjdhënëse në pajtim me Ligjin dhe rregulloren.

“Është e drejtë e çdo qytetari që para çdo institucioni të protestojë dhe në lidhje me këtë nuk kam vërejtje, ndaj qytetarëve të cilët ishin para Kuvendit, por sjellja e një pjese të deputetëve nuk guxon të kuptohet se është provokim për marrëdhëniet ndëretnike, kjo është pasqyrë dhe rast e këtyre që ashtu kanë vepruar të gjendur në ngushticë për shkak gjendjes dhe pozitës së tyre, nuk munden ende ta kuptojnë se janë opozitë”, tha Xhaferi.

Lidhur me procedurat dhe kushtetutshmërinë e ligjeve të cilat miratohen në Kuvend, Xhaferi tha se e vetmja që është kompetente është Gjykata Kushtetuese në procedurë pasi të miratohet Ligji.