Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 50

Është herët për pranverë: Një valë e ftohtë vjen në Maqedoni me temperatura minus

Nëse mendoni se dimri ka mbaruar, ndoshta jeni duke u gënjyer. Meteorologët njoftojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe një valë të re të të ftohtit nga fundi i muajit.
Pas disa ditësh  të ngrohta deri në fund të javës, kur ne presim temperatura deri në 25 gradë,  masë e ajrit të ftohtë do të na prishin planet.
Nga e marta e ardhshme priten temperaturat e para negative, dhe besoni apo jo, në mbrëmje të enjten do të krijohen dhe kushtet e para për dëborë. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë deri më 8 gradë.
Megjithatë, moti i ftohtë do të mbajë vetëm javën e ardhshme. Në fund të marsit temperaturat përsëri do të jenë në rritje.