Saturday, 22 September 2018 | Lajme: 0

Fatime Fetai kërkon paraburgim për Andonovskin

 Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar paraburgim për të akuzuarin Milan Andonovski në lëndën “Shuplakat në Qendër”.
Andonoski sot nuk u paraqit në seancë dëgjimore për shkak të gjendjes shëndetësore. Në vërtetimin mjekësor të Andovskit ishte shkruar diagnoza: Laringit dhe antibiotik Amoksiklav. Ndërkohë nga PSP këtë masë e kërkuan duke u nisur nga fakti se kjo është hera e tretë që Andonov nuk paraqitet në seancë.

Nga PSP theksuan se justifikimet e Andonovit gjithmonë janë banale.Nga ana tjetër avokatët mbrojtës thanë se sjellja e PSP-së është e gabuar për shkak se Andonov është i sëmurë dhe për këtë posedon vërtetim mjekësor.