Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 6

Edhe një sulm në Vjenë

Një shtetas i Afganistanit sot në mëngjes ka sulmuar një anëtar të sigurimit të Parlamentit austriak.

Sulmuesi ka tentuar ta nxjerrë nga automobili, anëtarin e sigurimit, por ai është mbrojtur me sprej piperi.

Incidenti ka ndodhur vetëm një ditë pasi një shtetas i Austrisë me prejardhje egjiptiane me thikë e ka sulmuar ushtarin që e ka siguruar rezidencën e ambasadorit të Iranit në Vjenë.

Më 7 mars, afgani Xhafar S. (23) me thikë ka sulmuar dhe ka lënduar katër persona në qendër të Vjenës. Ai në burg ka tentuar të vetëvritet, por është penguar nga rojet e burgut.

Gjatë seancës dëgjimore Xhafar S. deklaroi se në Austri ka arritur në vitin 2015 së bashku me refugjatë të tjerë. Ai të mërkurën e kaluar me thikë ka plagosur një familje tre anëtarësh dhe më vonë edhe një refugjat sepse ishte i zemëruar nga kushtet e jetesës.