Saturday, 22 September 2018 | Lajme: 0

Zaev: Ligji për noterinë do të pësojë ndryshime

Kryeministri Zoran Zaev informoi se sot ka caktuar takim me ministrin dhe me zëvendësministrin e Drejtësisë, këshilltarin e ri për punë juridike dhe kryetarët e odave të noterëve dhe të avokatëve dhe përfaqësuesin e Odës Ekonomike i cili punon në këtë problematikë.

“Besoj se sot do të gjejmë zgjidhje e cila është e pranueshme për të dyja palët, ndërsa në funksion të ligjit i cili para së gjithash do t’ju shërbejë qytetarëve. E harrojnë luftën e cila do të marrë më shumë mundësi për të përfituar se të gjithë ju kemi shërbyer qytetarëve përmes autorizimeve të transmetuara. Para së gjithash, noterët, por natyrisht edhe avokatët”, theksoi Zaev.

Qëllimi ynë përfundimtar si Qeveri, siç tha, është që t’i zvogëlojmë shpenzimet e qytetarëve para cilësdo procedurë.

“Në këtë, unë shpresoj se sot do të kemi mirëkuptim edhe nga përfaqësuesit e të dyja odave dhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë për të gjetur zgjidhje të duhur ku secili do të marrë shans korrekt në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet për të përfituar në Republikën e Maqedonisë, por edhe qytetarët të marrin llogari më të ulëta gjatë procedurave të tyre juridike-formale të cilat i zhvillojnë para institucioneve”, tha Zaev.

Ligji për noterinë, siç tha, natyrisht do të pësojë ndryshime.

“Në një segment të caktuar të paktën në një pjesë është e sigurt se avokatët kanë të drejtë, ndërsa në një pjesë tjetër është e sigurt se të drejtë kanë noterët. Ka edhe praktika ndërkombëtare. Ne nuk e paramenduam këtë dhe do t’i zbatojmë të gjitha shembujt mirë të njohur ndërkombëtare dhe ajo që është praktikë në Republikën e Maqedonisë, duke i dëgjuar argumentet e të dyja palëve që në fund të sillet zgjidhje juridike ligjore për palët e interesuara, por edhe në interes të qytetarëve”, potencoi Zaev.

I pyetur për Këshillin për implementimin e sistemit gjyqësor, Zaev tha se këto ditë presin të përfundojnë negociatat në nivel politik, për aspektet politike të vetë ligjeve.

“Pikërisht formimi i Këshillit për implementimin e Strategjisë do të jetë ai korrigjues, i cili së bashku me ekspertizat në disa momente shumë të rëndësishme do t’i kumtojë qëndrimet e tij. Prandaj është formuar Këshill nga praktikantët, njerëz të cilët e zbatojnë ligjin dhe do ta zbatojnë ligjin e ri, në pajtim me reformat”, tha Zaev.

Në periudhën e ardhshme, Zaev pret të arrijnë mendimet e ekspertëve për shembull si dënohet dhe shkarkohet gjykatësi ose si shpërblehet dhe avancohet gjykatësi. Ose mendime të tjera të ekspertëve në ligjin në të cilin, siç tha, “ne politikanët absolutisht nuk duhet të përzihemi”.

Kryeministri shfaqi shpresë se deri në fund të javës do të harmonizohen dhe sigurohen marrëveshja politike nga të gjitha partitë politike dhe grupet e punës midis deputetëve. Nëse përfundon kjo, me siguri javën e ardhshme do të formohet Këshill për implementimin e Strategjisë për reformat në gjyqësi.

Zaev theksoi se ka vonesë sepse kanë dhënë shans për dialog dhe me kujdes e kanë dëgjuar opinionin kritik në pjesën e vendosjes së vetë Këshillit. Sipas tij, nga fillimi i besimit në atë Këshill duhet të ndërtohet maksimalisht, për të pasur sukses.