Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 50

Shilegov: Ndalesa për automjete motorike në Vodno mbetet në fuqi

Ndalesa për lëvizje të automjeteve motorike në Vodno tash për tash mbetet në fuqi. Më tej do të komunikojmë nëse dhe çfarë masash do të ndërmerr më tej Qyteti i Shkupit.

Këtë sot e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetari i Bashkësisë së Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Petre Shilegov.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do t’ia japin përmendoren e Andon Janev-Qoseto, Komunës së Sopishtes, Zaev tha se Qoseto është pronë e Shoqatës për bashkim shpirtëror të Setincëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Follorina, ndërsa për të zhvillohet edhe procedurë ligjore.

“Përmendorja është edhe lëndë e procedurës gjyqësore për shkak se Shoqata nuk e ka paguar bustin. Nuk është pronë e Qytetit që ta ndajë dhe as Sopishte nuk ka të drejtë të kërkojë nga Qyteti in Shkupit t’i jepet”, theksoi Shilegov në nënshkrimin e Marrëveshjes mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe BNJVL-së për bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të përhershëm, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së sistemit informativ www.gradezno-zemiste.mk.

Theksoi se analizohet gjendja me përmendoret e projektit “Shkupi 2014″ dhe shtoi se të gjitha përmendoret nuk janë nën Qytetin e Shkupit.