Monday, 18 June 2018 | Lajme: 34

Palanik me djathë në saç

Përgatitja e Palanikut me Djathë  

Përbërësit

1 kg miell gruri

700 ml dhallë e vakët

300 ml kos

200 gr gjalpë të freskët fshati

150 gr djathë të bardhë të thërrmuar

1 lugë kafeje sobë buke

Kripë

Përgatitja

Në një enë të thellë shtojmë miellin, dhallën e vakur pak, kosin, kripën dhe sodën dhe përgatisim brumin.

Brumi duhet të jetë i hollë si i krepave ose pak më i hollë se i petullave.

Pasi kemi përgatitur brumin shtojmë djathin e thërrmuar duke e përzierë që të përhapet në të gjithë brumin.

Pjekja në Furrë

Si fillim parangrohim furrën, por vetëm pjesën lartë të saj.

Lyejmë tepsinë përmes një furçe kuzhine me gjalpë të shkrirë dhe hedhim 2-3 garuzhde nga brumi që kemi përgatitur.

E hapim mirë në të gjithë tepsinë dhe e fusim në furrë të piqet.

Pasi piqet, e lyejmë përsëri me pak gjalpë dhe vijojmë me 2-3 garuzhde të tjera, e fusim në furrë të piqet e më pas vijojmë të njëjtën mënyrë derisa brumi të mbarojë.

Në fund, AgroWeb.org ju këshillon që furrën ta ngrohni në të dyja anët, tepsinë e palanikut lyejeni përsëri me gjalpë në sipërfaqe, ndajeni palanikun në katrorë ose rombë dhe piqeni derisa sipërfaqja të skuqet në ngjyrë të kuqërremtë.

E njëjta procedurë ndiqet edhe për pjekjen e palanikut me saç.