Saturday, 22 September 2018 | Lajme: 0

Shkup, Jashari dhe Lladrovci mysafir tek Grubi

Krytarët e dy komunave të luftës, Skënderajt dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë qëndruar në Shkup ku kanë realizuar një sërë aktivitetesh për të shënuar Epopenë e UÇK-së.

Ndër takimeve tjera, djali i Hamëz Jasharit dhe vëllai i Fehmi Lladrovcit, Bekimi dhe Ramizi, kanë vizituar edhe Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë, Deputetin Artan Grubi.

“I nderuar të prisja Bekimin dhe Ramizin, përfaqësues të dy familjeve emblematike të kombit tonë, Jashari dhe Lladrovci, pikërisht në Kuvendin e Maqedonisë.

Sakrificën e djeshme për kombin e vijojnë me shërbimin e sotëm për qytetarët.” ka komentuar Grubi duke publikuar fotografinë e takimit të tyre të përbashkët.