Saturday, 22 September 2018 | Lajme: 0

“Paguaj me poezi” në dhjetë vende në Maqedoni

Dita e poezisë – 21 mars këtë vit për herë të katër do të shënohet me ngjarjen “Paguaj me poezi” në Shkup dhe në Veles. Të gjithë ata të cilët do të shkruajnë varg apo këngë do të munden të pinë një kafe apo çaj në lokalet të cilat janë të përfshirë në këtë aksion.

Ngjarja mbahet në dhjetë vende në organizim të prodhuesit vjenez të kafes dhe çajit Julius Majnll, me qëllim që të nxisë shkrimin e poezive.

“Paguaj me poezi” më 21 mars do të mbahen në dhjetë lokale në Shkup (Loft, Revija, Nargile, Fontana, Dior, Centar bar, Badu bar, Xhusi bar, Skuer21) dhe në kafenenë Çao në Veles.

“Këtë vit për dallim nga e kaluara, lëvizja ka ndërmarrë një hap më shumë dhe në nivel ndërkombëtar Julius Majnll dëshiron që të tregojë se poezia është fryma e muzikës,që është gjuha universale. Për këtë arsye Julius Majnll së bashku me muzikantin e famshëm JP Kuper do të krijojnë këngë që do të nxisë poetë nga e gjithë bota.