Monday, 18 June 2018 | Lajme: 35

Sela rizgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Ziadin Sela është rizgjedhur në postin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët në Kongresin e parë partiak i cili u mbajt sot në Tetovë.

Siç raporton TV Shenja, për të kanë votuar të gjithë kandidatët e pranishëm në kongresin e parë të partisë.

Gjatë votimit ka pasur vetëm një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Lideri i ASH-së para të pranishmëve ka garantuar se do të vazhdojë betejën për barazinë e plotë të shqiptarëve në Maqedoni.

Sipas statutit partiak, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë.