Wednesday, 19 December 2018 | Lajme: 0

Përmbytet Shqipëria veriperëndimore

 Rajon i madh në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë është nën ujë prejse lumenjtë Buna, Drini dhe Liqeni i Shkodrës arritën nivele kritike dhe u vërshuan.

Ministria e Mbrojtjes sot publikoi se 9.230 hektarë  tokë bujqësore e përpunuar dhe livadhe në rrethinën e Shkodrës  njëqind kilometra në veri të kryeqytetit të Tiranës, janë nën ujë prejse lumi Buna e tejkaloi  nivelin kritik me 10 cm.

Me qëllim që të mbrohen digat nga pëlcitja e ujit të tepërt, lëshohen  nga tre Hidroelektrana të ujëvarave të lumit Drin:  Fierzë, që është e dyta sipas madhësisë në Ballkan, Komani dhe Vau i Dejës, që plotësisht e përkeqëson gjendjen me rajonet e përmbytura.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, kërkoi shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në ndërkohë uji nga HC “Fierza” përmbyti sipërfaqe të madhe bujqësore në fshatrat rreth Kukësit.

Në shumë pjesë ka paraqitje të rrëshqitjes së tokës dhe ura të dëmtuara nga rrëshqitja e tokës.

Forcat ushtarake të armatës distribuojnë ushqim dhe ujë për pije për njerëzit dhe bagëtitë në rajonet e izoluara.