Monday, 10 December 2018 | Lajme: 0

Bixhozi “parajsë” për pronarët, “ferr” për qytetarët

Lojërat e fatit, bastoret dhe kazinot mbeten një problem serioze në vend. Ato veprojnë edhe më tej disa në mënyrë legale e disa në mënyrë jolegale në vende ku janë të ndaluara, si afër objekteve shkollore. Dhe kjo ndikon që edhe fëmijët t’i frekuentojnë ato jo rrallëherë. Pasuria e humbur e familjes që pastaj gjenerojnë konflikte, janë vetëm disa nga rastet që kanë ndodhur si pasojë e këtyre lojërave “Inside” këtë rradhë ka trajtuar pikërisht këtë temë, bixhozin-Kazinot ku kanë folur  Agim Nuhiu – zv.minister i punëve te brendshme  dhe Enver Abdullahi – sociologu.

Bastore sportive dhe kazinot në Maqedoni në pesë vitet e fundit kanë qarkulluar 1.4 miliardë euro, por fitimi I tyre Brenda këtyre viteve është 56.5 milionë euro. Qeveria ndryshon ligjin dhe parasheh që kazinotë dhe bastoret sportive duhet të jenë 300 m larg nga shkollat.

Menjëherë ka pasuar reagimi duke vlerësuar se në këtë mënyrë do të ketë implikime negative ndaj këtij sektori, ku një pjesë e objekteve duhet të mbyllen dhe të shfuqziohen marrëveshjet e nënshkruara për marrje me qira të hapësirave afariste. Thonë se rregullat aktuale janë mjaft rigoroze, ku personave nën moshën 18 vjecare nuk lejohen të marrin pjesë në lojërat e fatit dhe nuk u lejohet hyrja në këto objekte. Por, a respketohet ky ligj dhe sa respektohet? Javën e kaluar nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar fotografia e një të miture e cila me cantën shkollore është parë Brenda këtyre objekteve, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion k institucionet janë thirrur që të japin përgjegjësi. Muajin e fundit, një banor I Prilepit, sic njoftuan mediat, kishte fituar mbi 500 mijë euro në bastore sportive. Lajmi në fjalë ka bërë bujë të madhe dhe ishte bërë hit në rajon por edhe në Evropë. Por, sa duhet besuar këtyre lajmeve që fillimisht tingëllojnë shumë bukur, por kanë implikime shumë të rënda në të ardhmen, sidomos për të rinjtë.

Bixhozi, përmes faktorëve të ndryshëm është shndërruar në veprimtari mjaftë të përhapur nëpër të gjitha vendbanimet në Maqedoni, kurse për shkak të moszbatimit të ligjeve, lojërat e fatit, mjaft janë të popullarizuara edhe tek të miturit. Fëmijët tërhiqen nga bastoret sportive, duke menduar se duke njohur mirë futbollin apo sportet tjera, mund tu ndihmojnë të arrijnë fitime të lehta.

“Unë nuk mund të flas me numra konkret, por dua të saktësoj për ju dhe opinionin e studios tuaj se MPB, shërbimet operative, dhe sektorët e punëve të brendshme i kanë të evidentuara të gjitha lokalet të cilat ofrojnë shërbime të lojërave të fatit dhe çdo sektorë i punëve të brendshme ka plane operative, qoftë në pikpamje preventive, qoftë në pikpamja represive dhe këto plane azhurohen varësisht prej rrethanave që na paraqiten në terren. Megjithatë ne e godasim këtë profil të krimit duke i bashkërenditur aktivitetet tona me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Financave”, ka deklaruar zv/Ministri i MPB-së, Agim Nuhiu.

Bastoret sportive dhe kazinotë po përjetojnë një ekspansion të madh. I kemi në cdo hap, në cdo lagje, kurse shpeshherë edhe afër shkollave, pa marrë parasysh nëse janë fillore apo të mesme. Lojërat e fatit-për shumicën , tashmë nuk janë vetëm argëtime të zakonshme apo hobi, por shpresë se si me pak para të arrihet tek fitimet e shpejta dhe marramendëse. Derisa ata që parapëlqejnë t`i luajnë këto lojëra të fatit, presin që t`u buzëqesh fati, kazinotë dhe bastoret numërojnë fitime milionëshe.

“Është fakt se bixhozi në dy dekadat e fundit është përhapur me të madhe, mirëpo nga ana tjetër unë mendoj se kjo paraqet një gjendje që në sociologji quhet “society anomie”, dhe fakt që është tepër alarmuese. Unë kisha dashur ta potencoj faktin se ne pak e njofim bixhozin si fenomen shoqërorë. Domethënë shumica e njerëzve janë në gjendje të lozin për argëtim. Sipas hulumtimeve sociologjike në SHBA 83% e njerëzve së paku një herë në vit lozin për argëtim”, ka theksuar sociologu Enver Abdullahi.

Edhe qytetarët e anketuar nga “Inside” shprehen se kazinot duhet të mbyllen sepse të njejtat e rrisin edhe më shumë varfërinë tek qytetarët dhe se ndikon shumë keq tek të rinjtë.

“Shohim se rinia shumë luajnë në kazino. Nuk e di por mendoj se duhet të mbyllen. Duhet të fillon një kontrollë dhe të mbyllen se me të vërtetë është dëm për rininë”, u shpreh një qytetarë.

“Kemi shumë kazino dhe popullata nuk ka para për të hyrë nëpër kazino. Më shumë e varfëron popullin. Shteti duhet ti mbyllë kazinot. Një ose dy mjaftojnë në Tetovë”, tha një qytetarë.