Saturday, 22 September 2018 | Lajme: 0

Vajza korçare i dha fund jetës pas sherrit me të fejuarin

Një vajzë 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvrarë, këtë të enjte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvirinë, në Korçë, ndërsa viktima është Erisa Veizi.

Burime nga policia, bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare” se 20 vjeçarja ka vendosur t’i japë fund tragjikisht jetë së saj duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

Të njëjtat burime saktësojnë se shkak i kësaj ngjarje të rëndë, janë bërë grindjet e shpeshta që ajo kishte kohët e fundit me të fejuarin.

Kanë qenë familjarët që kanë gjetur të pajetë trupin e Erisa Veizit në dhomë, duke njoftuar dhe autoritetet e rendit.

Ndërsa në dëshminë e tyre para policisë, janë shprehur se kohët e fundit e reja po kalonte momente depresioni, si rezultat i zënkave në çift. Policia ka nisur paralelisht hetimet për ngjarjen e rëndë, e cila vjen pikërisht sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.