Monday, 18 June 2018 | Lajme: 34

Noizy do t’ju përlotë me këngën dedikuar nënës së tij

Reperi Noizy ka publikuar këngën më të re dhe është një dedikim për nënën.

‘Mbretëresha ime’ është titulli i këngës së tij kushtuar jo vetëm nënës së tij,por atje mund të gjejë veten çdokush.

Në vargjet e këngës, Noizy shpreh gjithë dashurinë që ai dhe e ëma kanë për njëri tjetrin dhe siç ka lënë të kuptohet në fund të këngës, tekstin prekës ai e ka shkruar në ditëlindjen e nënës së tij, ku ai ishte përlotur pasi nuk mundej të ishte pranë saj për të festuar.