Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 50

Takim Apostollska-Markush: Nevojitet rritje e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Sllovakisë

Ministrja pa dikaster i angazhuar për investime të huaja Zorica Apostolloska sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, Henrik Markush dhe me konsullin e nderit sllovak në vend Vllade Stojanovski.

Në takim, siç komunikuan nga Kabineti i Apostollskës, është biseduar për mundësinë për thellim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Sllovakisë në baza ekonomike, për rritje të shkëmbimit tregtar dhe ngritjen e nivelit të investimeve mes dy vendeve.

Ambasadori Markush në takim ka informuar se një kompani sllovake ka projekt konkret investues për zgjerim të kapaciteteve të tyre prodhuese në Maqedoni, për çka ka paralajmëruar se përfaqësues të kompanisë në një kohë më të afërt do ta vizitojnë vendin.

Ai është interesuar për masat e Planit për rritje ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe mbështetjen financiare, të cilën  e ofron për kompani që dëshirojnë t’i zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese.

Apostollska i ka prezantuar politikat qeveritare ekonomike dhe mundësitë që janë të kapshme për kompanitë me masat e reja për  mbështetje financiare, të vërtetuara në Planin për rritje ekonomike, me këtë rast duke theksuar se të njëjtat janë transparente, të hapura dhe të kapshme për të gjitha kompanitë e interesuara.